Politike 7 Shkurt 2023, 21:25

Berisha në hall me ndërkombëtarët, rinis sulmet ndaj ambasadorit britanik: Po sillet sikur jemi koloni e tij, vepron për interesa korruptive

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në hall me ndërkombëtarët, rinis sulmet ndaj

Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, ish-kryeministri Sali Berisha, ka targetuar një tjetër përfaqësues diplomatik të njohur, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith.

Në një intervistë për “A2 CNN”, ai akuzoi ambasadorin se ju thotë gazetarëve se kush duhet dhe kush jo të qëndrojë në politikë.

I njëjti skenar me Alastair King-Smith, i cili edhe këto ditë mbledh gazetarët duke i thënë si një aventurier ri dy shekujve me parë se kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë në politikën shqiptare. Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erjon Veliajn dhe Lulzim Bashën. Ai është. Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran.  Unë garantoj se me qëndrimet e tij, me mbështetjen pa kusht qe i ka dhënë këtij regjimi, është një shkak, ndoshta jo kryesor por i përfillshim i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptareve nga vendi i tyre”, tha ai.

Por a përfaqësojnë sipas tij ambasadoret linjën e ambasadorëve që ai po sulmon haptazi? Ish-kryeministri e mohon.

Kurrë nuk e përfaqësojnë. Ato shtete janë aleatë të besueshëm, pra ambasadori ka vepruar për llogari personale korruptive. Këtu ka shumë ambasadorë, dhe kanë dëshmuar qëndrime dinjitoze në linjë me ligjet e vendeve të tyre dhe konventat ndërkombëtare, ndërkohë që ky mendon se kush do të qeverisë këtu. Atë e përcaktojnë shqiptarët me votën e lirë”, shtoi Berisha.

Politike Akuza ambasadori britanik Berisha