Politike16 Maj 2022, 18:16

Berisha në Kukës: Rama u soll si Ramiz Alia me opozitën, por unë e ringrita partinë dhe futa votën e lirë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në Kukës: Rama u soll si Ramiz Alia me opozitën, por

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar fushatën në Kukës për të ashtuquajturat zgjedhje për kreun e PD. Njësoj si me foltoret e disa muajve më parë, Berisha u ndal te sulmet ndaj qeverisë.

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si faktorin e vetëm që mposhti përfundimisht PD.

“Bëmë gjithçka që të ishim opozita e vërtet e vendit. PD e lanë të jetë një pseudoopozitë, shqiptarët kaluan nga pluralizmi në atë burokratik fals. në këtë përpjekje Rama nuk kurseu asgjë për realizmin e projektit të Shqipërisë me opozitë false. Nuk kurseu asgjë për mposhtjen përfundimtare të PD. Përdori çdo mjet të një shteti pa ligj, të gjitha format e joshjes dhe presioneve. Një qëllim të tillë nuk mbajti as diktatori i fundit i Shqipërisë Ramiz Aliaj. Kundër nesh u reshtua edhe Basha. Shiko në çfarë kushtesh dolëm të ngrihem, ecëm pandalshëm dhe sot finalizojmë procesin e “Rithemelimit” të PD të bazuar në votën tuaj të lirë”, u shpreh ai.

Ai u ndal dhe te rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën. Sipas Berishës, Kemi një qeveri më të afër me atë të Serbisë se me të Kosovës.

“Kjo qeveri rrethon Kosovës me armiqësi. Kemi një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksander Vuçiç. Në çdo tryezë që shkon Rama kur hap çështjen e ‘Ballkanit të Hapur” që s’ia përkrah askush në Evropë, aty del Vuçiç. Rama flet mirë për Vuçiç për të nxjerr keq Kurtin. Në vend se të ndihem më të fuqishëm, ndihemi të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufiri, sot qëndrimi filoserb, prej skllavi që mban Edi Rama duke shkelmuar interesin e çdo shqiptari, demokrati, pa parti, socialisti. Parlamenti votoi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar i cili dënon mosnjohjen e gjenocidit, në kundërshtim me ligin e njerëzimit dhe interesin tonë kombëtar”, tha ai.

Politike Berisha Kukes PD