Aktualitet13 Shtator 2022, 14:00

Berisha në telashe/ Prokuroria e Tiranës dërgon në Itali predhën që vrau Aleks Nikën më 21 janar

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria e Tiranës dërgon në Itali predhën që ekzekutoi Aleks Nikën më 21 janër 2011. Pas letërporosis italianët kanë kërkuar të kenë fizikisht predhën. Predha ka mbërritur pak ditë më parë në Itali, në laboratorin e policisë shkencore.

Vrasja e Aleks Nikës mbetet ende pa autor pasi drejtësia shqiptare s’ka mundur të faktojë se nga cila armë është qëlluar predha që i mori jetën lezhjanit.

ReportTv mëson ekskluzivisht se predha është dorëzuar në rrugë diplomatike nëpërmjet oficerit të kontaktit të policisë shqiptare në Itali. Hetimet e hapura po ndiqen nga prokurore Marjeta Zaimi.

Më parë, që në maj të këtij viti, ishte raportuar se predha kishte shkuar por në fakt asokohe prokuroria thotë se ka dërguar të gjitha tabelat fotografike të plumbit dhe ekzaminimet që janë bërë në Shqipëri dhe SHBA. Dhe në përgjigje që kanë sjellë italianët në korrik kanë pranuar të ekzaminojnë dosjen por kane kërkuar edhe predhën fizikisht dhe jo vetëm me tabelat fotografike dhe shkresat hetimore ndër vite.

Kujtojmë se Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se ‘Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në protestën më të madhe kundër regjimit të tij korruptiv, duke u marrë jetën katër shqiptarëve të pafajshëm e plagosur dhjetra të tjerë’.
Sipas Ballës, ‘hezitimi 11 vjeçar i prokurorisë për të marrë si fillim në pyetje dhe më pas nën akuzë atë që dha urdhërin të qëllohet mbi popullin, është turpi i drejtësisë’.
“Për fat të keq edhe i drejtësisë së re, e cila po luan ping-pongun e vjetër me dosjen sipas tyre ende pa autor të dëshmorit Aleks Nika”, shkruan Balla.

 


smile

Aktualitet 21 Janari aleks nika predha Prokuroria e tiranës