Politike28 Maj 2022, 12:06

Berisha nis sulmet, "i faturon" Lulzim Bashës përgjegjësinë e humbjes: Pazaret me qeverinë, sëmundje kryesore e opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Berisha nis sulmet, "i faturon" Lulzim Bashës

Berisha nis sulmet, "i faturon" Lulzim Bashës përgjegjësinë e humbjes: Pazaret me qeverinë, sëmundje kryesore e opozitës

Sali Berisha ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën për drejtimin e dështuar të Partisë Demokratike, sipas tij, në 8 vite.

Gjatë fjalës së mbajtur nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, Plaku “non grata” pasi na doli shpëtimtar i opozitarizmit shqiptarë ka kritikuar Bashën për “pazaret” me qeverinë, duke theksuar se PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes problematike.

‘Në këtë proces ne ja dolëm, përkundrejt vështirësive të jashtëzakonshme, të jemi sot opozitë e vërtetë. Më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë të jemi më të vendosur se kurrë në misionin tonë. Sa herë që të analizosh këtë proces, të papërsëritshëm, gjen se merita absolute u takon anëtarëve dhe anëtarëve të PD-së. Dy janë sëmundjet kryesore të opozitës, e para pazaret me qeverinë për interesa personale. Ne jemi shembulli më tragjik, PD në vitet e shkuara. Drejtim betejë për interesin kombëtar.  PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite, sakrifikuan dhe bënë çdo sakrificë të madhe në 8 vite. E gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne.’– tha Berisha.

Politike Basha Berisha