Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë mbështetës për protestat e shtatorit. Nga dita në ditë po shtohen sinjalet se ai dhe Meta do ju rikthen metodave të vjetra në vjeshtë, duke tentuar rrëzimin e pushtetit me dhunë.
Por duke qenë se njëri është “non grata” dhe tjetri kandidat për “non grata”, frika e tyre është se nuk ju shkon njeri pas, prandaj kanë nisur që tani përgatitjet.
Berisha po organizon çdo ditë tryeza dhe sot ka mbajtur një takim me disa përfaqësues të “shoqërisë civile”. Në fakt shumë emra në tryezë ishin kryesisht mbështetës të flaktë të tij, çka tregon se Berisha po forcon radhët.
Në fjalën e tij Berisha kërkoi që të bëhen të gjithë bashkë për rrëzimin e regjimit të Ramës.
“Kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje. Çfarë duhet të bëjmë? Sikundër ju i kam shtruar vetes këtë pyetje mijëra herë. Arrijmë vetëm në një përgjigje: të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë. Të bashkohemi dhe të hidhemi në veprime. PD është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje. Me ineaktivitetin e saj ajo nuk arriti kurrë të shndërrohet në një forcë të madhe besimi. Në këto vite ajo nuk mbrojti interesin kombëtar. Ajo pranoi politika anti-kombëtare”, tha ai.