Politike19 Shtator 2022, 11:33

“Berisha non-grata edhe nga BE”/ Balla: Ka një iniciativë të depozituar në PE, shumë shpejt do ndodhë!

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha non-grata edhe nga BE”/ Balla: Ka një iniciativë

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar sot deklaratën e tij të bërë pak ditë më parë në seancën e Kuvendit, ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha do të shpallet së shpejt inon-grata dhe nga Bashkimi Europian.

“Unë mendoj se për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, minimit të demokracisë, SHBA-ja dhe BE-ja koordinohen mes tyre. Ka një iniciativë të depozituar në Parlamentin Evropian ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur non-grata nga SHBA-ja apo të përfshirë në instrumenta të tjerë që SHBA-ja po implementon për të identifikuar këdo që punon në dëm të demokracisë, natyrshëm një gjë e tillë do të ndodhë edhe në BE. Sipas vlerësimit tim një gjë e tillë nuk do të vonojë e do të ndodhë shumë shpejt. Këta persona duhet të kenë të njëjtën qasje nga Parlamenti Evropian pastaj edhe nga vendet e BE-së. Është intuitive që një gjë e tillë të ndodhë.”– tha Balla.

Balla rrëzon kërkesën e PD-së: Nuk do të ndryshojmë Reformën Territoriale

Politike Balla Berisha Non-Grata