Politike12 Tetor 2022, 13:33

Berisha nuk fshihet më, Boçi: Alibeaj të tërheqë padinë në Apel, vetëm kështu bashkohen demokratët

Shkruar nga Pamfleti
Berisha nuk fshihet më, Boçi: Alibeaj të tërheqë

Nuk ka më asnjë dyshim se Sali Berisha kërkon negociata me grupin e Alibeajt për të tërhequr padinë në Apel për vulën e partisë. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Luçiano Boçi kërkoi që të hiqet dorë nga padia, pasi vetëm në këtë mënyrë tregohet se grupi i Alibeajt ka seriozitet në kërkesën për bashkimin e partisë.

Nuk duhet të bëjmë insinuata me ta zëmë. Ankimimi është anti ligjor, një punë e nisur në mënyrë antilgjore vazhdon e zgjidhet në mënyrë antiligjore.

Ne kemi kërkuar jo kusht por dëshira për të bashkuar demokratët në interes të demokratëve duhet të konkretizohet me veprime që bashkëshoqërohet e veprimi i tërheqjes duhet të bëhet me këtë lloj dëshire.

Se kjo i vë pikëpyetje sinqeritetit e deklaratave që bëhen për bashkëpunime.

Logoja do ketë një kandidat e s’do jenë të loguar sipas partive por do kenë logon e frontit.

Kandidati është i përbashkët. Ai do veshë fanellën e frontit opozitar, logo jonë është e barabartë me gjithë logot e tjera e kjo e zbeh lojën jo të ndershme të logos zyrtare të mbajtur peng apo gjërave të tjera. Se janë mekanizma politikë që nuk janë të shpikura.

Kur fronti është kaq i gjerë fitorja është më afër se sa kur janë të ndarë në minifronte partitë”, tha ai.

Politike Berisha Boci PD