alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Berisha nxjerr militantët në protestë kundër ndërkombëtarëve, “Foltorja” tubim gjatë Samitit të BE në Tiranë

18/11/2022, 14:44
ne Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare, Kryesore
A A

Teksa krerët më të lartë të Bashkimit Europian do të mblidhen në Tiranë më 6 dhjetor, në këtë datë Sali Berisha do të dalë në protesta.


-Lexo edhe:

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

“Kur ke dashuruar për herë të fundit?”, Ben Blushi rrëfen bisedën me Ismail Kadarenë

Sot ish-kryeministri ka mbledhur Kryesinë e PD dhe ka vendosur që më 6 dhjetor të mbahet një protesta tjetër para kryeministrisë, por në këtë datë do mbahet në Tiranë Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.

Kjo manovër dëshmon qartë se halli i Berishës nuk është me qeverinë, por me ndërkombëtarët. Prej disa ditësh ai po sulmon fort ambasadorët, sidomos të SHBA dhe Britanisë, teksa më 6 dhjetor do të mundohet të dërgojë mesazh se është ai lideri i opozitës.

“Protesta e 12 nëntorit, duhet të vazhdohet me protesta të tjera, data 6 dhjetor mendoj unë është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij para përfaqësuesve më të lartë para gjithë botës. Protesta jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, po vidhet, shkretohet, çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të pavdekshme, janë të forta. Ndaj ftoj që ta marrim këtë si akt mikpritje ndaj tyre, dhe padiskutim armiqësor, flagrant, ndaj Edi Ramës, i cili në aferat e tij turpëron çdo njeri, çdo komb dhe lirinë”, pohoi Berisha.

Berisha tha se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrenë  zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

“Europa vjen në Tiranë. Shqipëria duhet të vijë në Europë. Ky është koncepti im për të paraqitur problemet e tmerrshme me të cilat përballen shqiptarët në mënyrën më paqësore e dinjitoze duke garantuar asnjë lloj vështirësie veçse mikpritje për Samitin dhe krerëve të qeverive të BE, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama të qytetarëve shqiptarë për të sjellë në arenë apo tryezë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot nga një plaçkitës. Të vërtetat e mëdha të kombit duhet të dalin një nga një”, tha Berisha.

Por thirrja e kësaj proteste tregon qartë se Berisha mbledh në tubim njerëzit për hallinë tij. Teksa justifikohet se protesta është kundër qeverisë, është e qartë se ai kërkon të japë mesazhe te të huajt. Asnjë ambasador i huaj nuk e njeh si lider të PD dhe Berisha do të dërgojë disa mesazh. Së pari kërkon të reagojë se ka mbështetjen e qytetarëve dhe duhet të njohin atë kryetar. Së dy duket se dhe kërcënon. BE kërkon që mamuthët e korrupsionit të jenë pas hekurave dhe Berisha po tenton të tregojë forcën. Nga ana tjetër tubimi vjen pak para gjyqit që do të mbahet në Apel. Berisha rrezikon të dalë “fishek” nga Selia dhe tani vetëm kërcënon. /Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
Spartak Ngjela

Kundërshtimi i opozitës për Portin e Durrësit, Ngjela: Ata nuk i pyet kush, PS ka shumicën në parlament

Mediat serbe: Takimi Kurti-Vuçiq të dielën në mbrëmje ose mëngjesin e së hënës

Lajmi i Dites

Trafikanti Gentian Filaj, ortak me oligarkun rus, me Fatmir Mediun e serben Marijana Gvozdenoviç

28/01/2023, 10:53

Lajmet e fundit

Egnatia bën goditjen e madhe, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare drejt zyrtarizimit në Superiore

Egnatia bën goditjen e madhe, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare drejt zyrtarizimit në Superiore

28/01/2023, 16:47

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

28/01/2023, 16:43
Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, përgatitet byzylyku special për Dani Alvesh

Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, përgatitet byzylyku special për Dani Alvesh

28/01/2023, 16:25

Kurti: Nuk kam asnjë argument serioz për krijimin e Asociacionit

28/01/2023, 16:23

“Foltorja” tjetër thirrje për të rrëzuar Ramën… por asnjë datë për protesta

28/01/2023, 16:12
U harrua nga Edi Reja, skuadra e Premier Ligës angleze interesohet për mesfushorin shqiptar

U harrua nga Edi Reja, skuadra e Premier Ligës angleze interesohet për mesfushorin shqiptar

28/01/2023, 16:03

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In