Politike18 Nëntor 2022, 19:51

Berisha paralajmëroi protestë, Peleshi: Edhe Putin të drejtonte opozitën, s’do bënte më shumë se kaq

Shkruar nga Pamfleti
Berisha paralajmëroi protestë, Peleshi: Edhe Putin të drejtonte

Berisha paralajmëroi protestë, Peleshi: Edhe Putin të drejtonte opozitën, s’do bënte më shumë se kaq

Niko Peleshi, ministri i Mbrojtjes ka reaguar pas deklaratës së deputetit Sali Berisha, i cili tha se më 6 dhjetor do të zhvillohet një tjetër protestë nga opozita, ditë kjo kur do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Peleshi shkruan që ky është një turp që nuk e meriton Shqipëria. Më tej ai shprehet se asgjë më shumë se sa kaq nuk do të bënte edhe Vladimir Putin nëse do të udhëhiqte opozitën shqiptare.

Postimi i plotë i Peleshit:

NJË TURP QË NUK E MERITON SHQIPËRIA

Sot, kur Ballkani Perëndimor ka më shumë së kurrë nevojë për mbështetjen e BE dhe SHBA;

Sot, kur Shqipëria po spikat si vendi lider në orientimin e rajonit drejt perëndimit, pa dilema gjeopolitike;

Sot, kur jemi ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE;

Sot, në prag të një ngjarjeje historike të paimagjinueshme për nga forca që i jep rrugëtimit tonë europian – samitit të BE në Tiranë,

Sali Berisha thërret protestë kundër BE, në ditën e samitit.

Asgjë më shumë se sa kaq nuk do të bënte edhe Vladimir Putin nëse do të udhëhiqte opozitën shqiptare.

Një dhurate apo një borxh i vjetër ?

Sidoqoftë këtë faturë nuk mund ta paguajë Shqipëria.

Qëndrimi qytetar ndaj këtij turpi është detyrë e gjithsecilit.

Së pari e pjesës së shëndetshme të PD.

Politike Niko Peleshi Vladimir Putin