Politike30 Qershor 2022, 19:54

Berisha paralajmëron Bashën: Nuk ia këshilloj të vijë në protestë!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha paralajmëron Bashën: Nuk ia këshilloj të vijë

Foto Ilustruese

Sali Berisha është mobilizuar fuqishëm për protestën e 7 korrikut, duke u përpjekur ta kurojë atë deri në detaj pasi – përveçse treguesi kryesor i mbështetjes së ofruar nga demokratët – do të jetë edhe përcaktuesi i fuqisë reale të tij brenda PD-së.

Doktori është përpjekur shumë në ditët e fundit për të maksimizuar mbështetjen në 7 korrik, duke thirrur tryeza të ndryshme me të ashtuquajturit intelektualë e shoqëri civile – por që në të vërtetë janë oborri i tij – për shmangur daljen blof, sikurse në protestën anti-Vuçiç ku me zor mundi të mblidhte disa kokrra para Kryeministrisë.

Pjesë e këtij skenari u bënë edhe gratë e PD-së, të cilave u kërkoi sot “një dorë” për të rrëzuar regjimin monist të Edi Ramës.

Në një intervistë për mediet, Berisha iu ka dërguar një ftesë të hapur të gjithë demokratëve, të jenë pjesë e protestës – sipas tij – madhështore. Por me disa përjashtime.

Sipas “njollës-kryetar” të PD-së, ftesa është e vlefshme për të gjithë shqiptarët me përjashtim të Alibashës, referuar këtu dy “deleve të zeza” të partisë, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha. Mesa duket, Alibeajt i mban ende inat për padinë që mund ti lëkundi fuqinë, ndërsa Bashën e paralajmëron të mos afrohet për të shmangur ndonjë moment të sikletshëm, të ngjashëm me të shkuarën e dhunshme, ku skenat e shëmtuara të berishistëve që me varre dhe qysqi shkatërronin selinë blu, bën xhiron e Evropës.

“Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç Alibashës, që është i marrë peng nga qeveria. Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujtojnë gjëra që s’duhet t’i kujtojnë demokratët”, tha Berisha.

Politike Basha Berisha Protestë