Politike14 Nëntor 2022, 12:47

Berisha: Pas Portit të Durrësit fshihen Edi Rama dhe Lulzim Basha

Shkruar nga Pamfleti

BE pritet ta shpallë ‘non grata’, Berisha optimist: Në Europë ‘erë ndryshimesh’, do na mundësojë fitoren

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate të bërë për mediat, tha se pas aferës së Portit të Durrësit fshihet Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Berisha deklaroi gjithashtu se Rama po e varfëron Shqipërinë me pushtetin e tij monist.

“Në vitet 90 u ngritëm me moton “vdekje komunizmit” dhe e përmbysëm sistemin, sot është koha dhe një herë të përsërisim “vdekje, vdekje monizmit” të bazuar kësaj here në drogën, vjedhjen, krimin… ky monizëm duhet të arkivohet një minutë e më parë.

Ky monizëm e ka bërë kombin më të varfër. Ky monizëm nuk ka të ndalur aferat e tmerrshme të Edi Ramës.

Ka vjedhur 420 mln euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, dhe mbyll djegësin e Elbasanit me SKAPIN e tij, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katrorë tokë, me një sipërmarrje, shumë shpejt do njiheni me dokumente false, 60% të aksionerëve janë thjeshtë Edi Rama Lulzim Brava, dhe mafiozë rreth tyre, ndaj dhe emrat nuk thuhen dhe po organizojnë vjedhjen më të tmerrshme që Durrësi ka njohur. Por ne do i dalim zot”, tha Berisha.

 

 

Politike #Aferë Edi Rama porti i Durresit Sali Berisha