alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Berishës i dështojnë zyrtarisht “Primaret”, Kryesia miraton kandidatët vetëm për 26 bashki

15/11/2022, 16:03
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A

Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD, ku do të bëhet miratimi i kandidatëve finalë. Por Kryesia po shqyrton emrat vetëm për 26 bashki nga 61 që kemi në total…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar blofin me procesin e “Primareve”. Të premten që shkoi u mbyll afati i kandidimeve dhe në një pjesë të madhe të bashkive nuk ka pasur interes. “Pamfleti” nxori një ditë më parë listën me zonat ku ka kandidatë, por sot edhe “Foltorja” e ka pranuar se procesi nuk ka ecur aq vaj sa duket.


-Lexo edhe:

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

“Plakun e Pavarësisë e vranë sepse nuk ju bind italianëve”, Ben Blushi rrëfen bisedën me nipin e Ismail Qemalit

Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD, ku u shqyrtuan dhe u miratuan kandidatët për 26 bashki. Ishte Albana Vokshi që e deklaroi diçka të tillë. Ajo u mundua të justifikohej se dokumentacioni nga degët e tjera nuk ka ardhur dhe për këtë arsye duhet të shqyrtohen emrat vetëm në 26 njësi. Por arsyeja është e qartë se nuk ka interes.

“Ka pasur propozime nga degët, por jo të gjitha propozimet kanë ardhur pasi pati dhe nga ata që nuk e kanë pranuar propozimin. Ne sot kemi vetëm 26 degë që mund t’i shqyrtojmë dhe mbledhja të vijojë për nesër ose në vazhdim të për të përmbyllur procesin e shpalljes së kandidaturave”, tha ajo.

Por Vokshi ka konfirmuar atë që është thënë deri më tani. Së pari në një pjesë të madhe të bashkive nuk ka pasur kandidime individuale. Së dyti, vetë degët kanë propozuar emra kandidatësh, ku disa nuk e dinë që janë propozuar. Për këtë arsye shumë emra janë tërhequr nga gara duke mos pranuar.

Ndërkohë në shumë degë do kemi garë me vetëm një kandidat, duke hedhur poshtë të gjithë qëllimin e “Primareve”. Pra duket se “Primaret” e Berishës janë kthyer si tenderat e Ramës, ku shumica janë me një kompani. Po ashtu dhe në ato tendera ku ka garë, futen kompani sa për emër se dihet fituesi.

Edhe me “Primaret” ndodhi e njëjta gjë. Në Elbasan, në Shkodër dhe disa zona të tjera kemi vetëm një kandidat. Ndërkohë dhe në bashkitë ku ka disa kandidatë dihet fituesi. Pra sot mund të themi se Berishës i kanë dështuar zyrtarisht “Primaret”, pasi në 35 bashki nuk kemi kandidatë.

Lista e kandidatëve

Elbasan – Luciano Boçi

Tiranë– Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo,Fatmir Merkorcci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda

Shkodër– Bardh Spahija

Durrës- Armand Dervshi, Fatjon Kost,a Igli Cara

Librazhd– Agron Mekshi, Arjanit Leka, Mereme Zeneli, Shaqir Kuka, Shefki Çota, Ndriçim Lila

Përrenjas– Mehdi Leka, Suzana Topi

Gramsh– Hasim Çekrezi, Kodhel Çala

Peqin- Albert Kurti, Mustafa Pashja

Belsh– Bedri Qypi, Dritan Cani

Berat– Kejdi Spahiu, Sazan Guri, Zija Ismail

Lushnje– Eduart Sharka, Erion Kerçuku, Eurion Iliazi

Patos- Ardian Rama, Gazment Halimi, Sofie Alushaj

Mallakaster– Neim Begaj, Resmi Shanaj

Roskovec- Dhurata Malka, Nazar Plaka, Erdit Hazizaj

Divjakë- Aurel Malko, Gjergj Janko

Korçë- Entela Dvorani, Gjergji Gjata, Ledina Alolli

Maliq- Alfred Beberi, Alfred Gega

Kukës- Atmir Sinamati

Tropojë– Besnik Dushaj, Feride Rahmanaj, Mimoza Hardajmataj, Xheme Nezaj, Jordan Memia

Has- Bledar Lushi, Miftar Dauti, Nazlie Laçi

Vlorë– Alta Haluci, Hysmni Sharra, Luman Kapaj Nada Daullja

Selenicë– Bejto Alliaj, Dhurata Meçorapaj, Leonard Rakipaj, Jani Dapaj Klajdi Runaj, Sezai Balilaj

Delvinë- Bati Çuçuri, Hasan Alizoti IIir Mehmeti

Sarandë- Ardit Cikuli, Armand Magllara, Robert Haxhi, Spiro Vaso,Ilir Nikollo

Konispol- Aleksandër Loloshi, Fatmir Shero

Shijak– Agim Rameta, Fatbardh Gjata, Arstrit Hoxha, Ilner Vora

/Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
Tre shenja ideale Horoskopi, që çdo burrë do i donte në krah

Shenjat e Horoskopit që krijojnë çiftet më të mira

Fliste për “urinë sovjetike”, Rusia ndalon shfaqjen e dokumentarit në të gjitha kinematë e vendit

Lajmi i Dites

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

03/02/2023, 11:06

Lajmet e fundit

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

04/02/2023, 15:47

Kishte krijuar një skemë për të vjedhur bankomatet, arrestohet shqiptari në Itali

04/02/2023, 15:45

Videoja virale në rrjetet sociale, Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez

04/02/2023, 15:38

Mediu, Shkëlzeni, Jamarbri dhe Meta në dyert e SPAK, Sali Berisha kërkon zhbërjen e reformës në drejtësi, e shpall akt korrupsioni të SHBA-BE

04/02/2023, 15:33
Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

04/02/2023, 15:28
Flamurtari “kërcen samba” në Peqin, Vora shkëlqen me ‘manita’ ndaj Shënkollit

Flamurtari “kërcen samba” në Peqin, Vora shkëlqen me ‘manita’ ndaj Shënkollit

04/02/2023, 15:24

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In