Politike14 Shtator 2018, 08:48

Berisha ‘shet’ publikisht Lulzim Bashën, flet për skenare të frikshme

Shkruar nga Pamfleti
Berisha ‘shet’ publikisht Lulzim Bashën, flet për skenare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë për herë të parë publikisht kundër Lulzim Bashës. Dikur luftoi me të gjitha mënyrat për ta vënë  në krye të PD, duke e zgjedhur përmes një gare të padrejtë dhe false, ndërsa mbrëmë Berisha foli publikisht kundër Bashës.

Për të parë, Berisha ‘shiti’ kreun e zgjedhur vetë, teksa foli për dështimin e tij si lider partie. Duke i thurur lavde vetes, ish-kryeministri tha nuk opozita që po bën Basha nuk mund të krahasohet me opozitën e tij.

“Nuk mund ta krahasoj me opozitën time. Ka bërë opozitë, por po të më pyeste mua do ta bënte me të gjitha mjetet e mundshme, qoftë me grushtin e shtetit”, tha Berisha në ‘Opinion’.

Marrëdhëniet mes Berishës dhe Bashës janë krisur kohët e fundit, ku ish-kryeministri nuk i ka dalë më në mbështetje liderit të PD. Berisha është tërhequr së tepërmi nga Presidenti Ilir Meta, me të cilin duket se qajnë hallet, teksa po ju troket fundi dhe i pret burgu, për shkak të krimeve dhe korrupsionit në këto 28 vite demokraci./Pamfleti

Politike Lulzim Basha PD Sali Berisha