Aktualitet11 Shkurt 2023, 13:36

Berisha shfaqet proamerikan në protestë dhe kërcënon Ramën: Idealet tona shpojnë çdo tank e autoblindë, asgjë nuk të shpëton

Shkruar nga Pamfleti
Berisha shfaqet proamerikan në protestë dhe kërcënon

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur fjalën në protestën e opozitës duke sulmuar Edi Ramën. Sipas tij, revolucioni sapo ka nisur dhe do të mbyllet deri në largimin e Edi Ramës.

Duke u ndalur te skandali “McGonigal”, të cilin e quajti  Watergate-n e shekullit 2021, ai tha se, Rama përmendet 14 herë në dosjen e FBI dhe kjo është e papranueshme.

O besprerë, jep do heqjen, largohu. Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të kombit shqiptar, Rama nuk është më ligjërisht, moralisht, i njëjti njeri. Ai nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë, i vendit anëtar të NATO. Atë nuk e shpëton dot më asgjë, asnjë marrëveshje, asnjë gënjeshtër. Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar. Në Surrel ke futur tanket dhe autoblindat e ushtrisë. Ato tanke largoi nga Surreli e çoji në Ukrainë gjysmën e tyre sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind,  asgjësojnë çdo tank. Mjerë ti, që mendon se mbrohesh në këtë mënyrë“, tha Berisha.

Por ajo që ra në sy është se Berisha e shfaqi veten si proamerikan, ndonëse ditë e natë nuk la gjë pa thënë për ambasadoren e SHBA. Sipas tij, Rama ka tradhtuar mikun dhe kjo është e pafalshme, duke ju referuar SHBA-së. Po ashtu ai e cilësoi amerikanët si aletin kryesor të shqiptarëve, duke kapërdirë ato që deklaronte dere dje.

Edi Rama gjatë këtyre viteve në pushtet, ke kryer, ke faktuar të gjitha llojet e tradhtive që mund të kryejë njeriu por në kodin e lashtë të kombit tonë tradhtia më e ulët është ndaj mikut, që ndëshkohet në mënyrën më të rëndë.

Dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore për presidentin e SHBA, sot Shqipëria përbën lajmin e botës se kreu i narkoshtetit, sikur të ishte Lukashenko i Bjellorusisë, korrupton shefin e kundërinteligjencës së FBI, partnerit tonë më strategjik, udhëheqësit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Dikur Shqipëria bënte lajm për hyrjen në NATO, sot bën lajm se kryeministri i saj barazohet me një oligark rus, mik të Putinit, strofull të shërbimeve kriminele ruse. Kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ti. Jep dorëheqjen, largohu”, deklaroi Berisha.

Në fund ai deklaroi se beteja sapo ka nisur dhe kërkoi që protesta e radhës të mbahet ditën e hënë Para Parlamentit. Në orën 5 do të mbahet seanca plenare dhe Berisha ka kërkuar nga militantët që të tubohen para godinës.

Kryesore