
Sali Berisha në protestën e 11 Shkurtit përballë Kryeministrisë
Ish kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij të mbajtur para “foltoristëve” ka shfrenuar fantazinë e tij.
Sipas Berishës, Edi Rama ka fshehur në tunelet e Surrelit dhjetëra tanke, nga frika e opozitës.
“Hiqi tanket që ke futur në tunelet e Surrelit.Çoji ato tanke në Ukrainë të luftojë Rusinë, por nuk të lë Putin dhe Vuçiç.
Nuk të mbrojnë dot tanket që ke çuar në Surrel”, tha Berisha, me fantazinë e të cilit qeshin edhe të vetët, pasi vetëm pak ditë më parë të rinjtë e PD protestuan tek shtëpia e Ramës në Surrel dhe nuk iu doli ndonjë tank para.
Berisha e quajti cunam popullor dhe revolucionit demokratik protestën e sotme , të thirrur pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen McGonigal. Lideri demokrat tha se qëllimi i këtij revolucioni është mbrojtja e të vërtetave dhe përmbysjen e monizmit të dytë.
“Ditë e madhe e siparit të revolucionit demokratik të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri. Është akti revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre, ndaj dhe sot për përmbysjen e monizmit dhe fitoren e demokracisë do të themi të vërtetat tona. Qëllimi i këtij revolucioni që nis sot më 11 shkurt është të mbrojmë të vërtetat dhe të bëjmë çdo sakrificë e përpjekje që ato të triumfojnë.”, tha ai.