Politike22 Maj 2022, 23:20

Berisha shpall "fitoren historike": Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

Shkruar nga Pamfleti
Berisha shpall "fitoren historike": Është mrekulli e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot nga foltorja për kreun e PD. Ai mbajti një fjalë para militantëve që e prisnin në seli. Berisha i cilësoi këto zgjedhje si mrekulli të shekullit të XXI.

Nuk kam një fjalim të gjatë sot, por kam një përulje dhe mirënjohje për të gjithë ata që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do regjistrohet në historinë e lirisë si shqiptarëve si mrekulli e shekullit të XXI”, tha Berisha.

Ai pati një mesazh dhe për amerikanët, pasi përmendi një fjalë që ka mbajtur ambasadori Baker pas vizitës në Shqipëri kur u rrëzua komunizmi.

31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike James Baker do ju thoshte shqiptarëve se ju do jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Dëshmitar i pengesave të jashtëzakonshme por anëtarët e PD, njerëz të idealeve më të larta, më fisnike. Njerëz të lirë të këtij vendi bënë historinë në një proces të mrekullueshëm. Ndaj dhe mirënjohja shkon për të gjithë ata”, tha ai.

Por duket se fitorja e ka hutuar pak Berishën, pasi u shpreh se tani do punojë për të realizuar çdo ëndërr të demokratëve. “Do bëj gjithçka që ëndrrat e tyre të bëhen realitet. Ai që realizon ëndrrat e tij duhet të bëjë gjithçka për realizimin e ëndrrave të të tjerëve”, tha ai.

Politike Berisha PD zgjedhje