alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Berisha shpërthen në akuza ndaj ambasadorëve Yuri Kim dhe King-Smith: Do i demaskoj

02/12/2022, 13:46
ne Politike
A A

Sali Berisha ka shpërthyer sot në akuza ndaj ambasadores së SHBA Yuri Kim dhe ambasadorit britanik, Alistair King-Smith.


-Lexo edhe:

“Rama po kthen administratën në seksion të PS”, Berisha akuza të forta: Pjesë e ‘Aktiv1stit’, 32 prokurorë e policë

Berisha në hall me ndërkombëtarët, rinis sulmet ndaj ambasadorit britanik: Po sillet sikur jemi koloni e tij, vepron për interesa korruptive

Këto diplomatë janë ambasadorë të vendeve të cilët deri më tani kanë shpallur publikisht “non grata” Sali Berishën.

Sipas Berishës, Kim, të cilën e konsideron si “guvernatore”, tha se kishte fakte për korrupsionin e Berishës, por sipas tij asnjë fakt nuk kanë.

“Pra, nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100 përqind ajo që i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit.” tha Berisha.

Duke u ndalur tek Alistair King-Smith, Berisha e ka akuzuar atë për mashtrim dhe për këtë sipas tij duhet të flasë me fakte.

Ai shtoi se dezinformimi që ka bërë ambasadori Alistair King-Smith është i ulët.

“Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin. Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Janë disa që lobojnë, që paguajnë dhe flasin në emër të tyre. Asnjë impresion nuk kam unë. Unë kontratën e kam me shqiptarët, me vlerat evropiane, por jo me mafian. Kurrë!”, deklaroi Berisha.

Reagimi i  plotë i Berishës:

Është përdorur korrupsioni për të luftuar atë që denoncon më shumë korrupsioni.

Guvernatorja Kim kalonte nga një takim në tjetrin, duke thënë se fakte kemi, por nuk i kemi, dhe eprori i saj, Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha se kemi fakte dhe do i sjellim, pas disa muajsh, në valët e Zërit të Amerikës, u bëri thirrje të gjejnë fakte.

Pra, nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100 përqind ajo që i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit.

Kjo është e vërteta.

Alistair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit, por Britania e Madhe është transparente.

Dhe, autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen.

Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve të gjitha publike. Në momentin e duhur.

Shqiptarët do të shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori Alistair King-Smith për qeverinë e tij.

Nuk luftoj për veten time, më së pari luftoj për shqiptarët, sepse ambasadorët që janë ekselenca, për definicion janë njerëz që punojnë për ndërtim urash dhe bashkëpunimi, por edhe për informacion, atë çfarë ka mashtruar Alistair King-Smith qeverinë e tij, turpëron çdo qenie njerëzore.

Unë do ua bëj të ditur shqiptarëve, unë vetë i di, por dua që shqiptarët t’i dinë.

Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin.

Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Janë disa që lobojnë, që paguajnë dhe flasin në emër të tyre. Asnjë impresion nuk kam unë.

Unë kontratën e kam me shqiptarët, me vlerat evropiane, por jo me mafian. Kurrë!

Një ambasador si Alistair Smith-King i lejon vetes të thotë se ky njeri është i lidhur me kriminelët, për një njeri që i ra derës dhe që nuk e kisha njohur kurrë, dhe e bën këtë se ndan favore me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mua m’u dha rasti që mbroj interesin e vendit tim nga kushdo, nga cilado mafie.

Ia kam thënë dhe ia them sot, ai ka vepruar fshehtas, unë veproj hapur. Do e demaskoj dhe do e denoncoj atë sepse kështu mbroj edhe dinjitetin e qeverisë britanike. Se ai shpif me ato që i kanë thënë Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Do i bëj publike.


smile
Lajmi Tjeter

Escobar “fundos” Ballkanin e Hapur: S’ka sukses pa të gjashta shtetet, Serbia të njohë kufijtë e Kosovës

Nën lotët e motrave varroset Hamide Magashi

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Të mbijetuarit nisin plaçkitjet në Turqi pas tërmetit, bastisin dyqanet për ushqime

08/02/2023, 9:10

Mijëra të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, Blinken: SHBA do të dërgojë ndihma për popullin sirian, jo për Asadin

08/02/2023, 9:08
Masakra e 4 shkurtit 1944: Dëshmia e panjohur e sekretarit të Xhafer Devës

Masakra e 4 shkurtit 1944: Dëshmia e panjohur e sekretarit të Xhafer Devës

08/02/2023, 9:00
Zyrtarët amerikanë: Balona kineze përdorej për spiunazh, përgjonte katër vende

Zyrtarët amerikanë: Balona kineze përdorej për spiunazh, përgjonte katër vende

08/02/2023, 8:59

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 80 mijë njerëz në kërkim të mbijetuarave

08/02/2023, 8:58

Biden: SHBA-ja është e vetmja që del më e fortë nga krizat

08/02/2023, 8:50

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In