Politike14 Nëntor 2022, 12:45

Berisha shtyn sërish planin: Ramën do të rrëzojmë në protestat e ardhshme  

Shkruar nga Pamfleti
Berisha shtyn sërish planin: Ramën do të rrëzojmë

Ish-kryeministri Sali Berisha është entuziazmuar shumë nga protesta e 12 nëntorit. Edhe pse nuk pati asgjë të re, Berisha e cilësoi atë si më madhështoren dhe që i ka futur të dridhurat Ramës. Por njësoj si më 7 korrik, edhe sot Berisha tha se ajo nuk do të jetë e fundit, pasi do ketë te tjera tubime. Sigurisht që nuk dha datë për ato.

Pra duket se plani për të rrëzuar Ramën është shtyrë nga 12 korriku në protesta e ardhshme.

Shqiptarët janë sot në këmbë më shumë se kurrë, këtë e faktoi protesta. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

Protestat do të jenë dhe do të mbeten mjeti kryesor krahas primareve në betejën kundër këtij regjimi, kundër këtij njeriu. Dhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, është mbështesni shqiptarët në betejën e tyre, ne do fitojmë”, tha Berisha.

Politike Akuza Berisha