Politike18 Nëntor 2022, 12:33

Berisha: SPAK po mbulon krimin e Ramës në aferën e incenaratorëve

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: SPAK po mbulon krimin e Ramës në aferën e

Ish kryeministri Sali Berisha në një dalje publike për mediat, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama si pergjegjesin kryesor për skandalin me inceneratoret.

Berisha tha se Rama ka firmosur për një kontrate “për veten e tij” ne kundërshtim me ligjet e vendit.

SPAK i partisë po bën gjithcka për të mbyllur aferën e djegësave, për tua shitur shqiptarëve si aferë e disa punonjësve të kësaj sipërmarrje gjigande krimi.Gjithçka bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën nga krimi që ai personalisht ka kryer. Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës, Agacit, Ahmetit dhe Lefter Kokës, sepse Rama për të mbushur thasët me euro, për të përvetësuar me organizatën e tij të strukturuar kriminale pranoi të firmosë në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, se negociatë e mbyllur nuk ekziston në ligjin shqiptar, ekziston vetëm në kodet e mafies. Lakmia, pangopshmëria për vjedhje e për pra e shtyn kryeministrin e shtyn të firmosë pam pam e fap fap.

SPAK përpiqet të mbulojë këtë krim të shëmtuar të Ramës. Por nuk e mbulon dot se përveç firmës antiligjore Rama është përgjegjësi më kryesor sepse ka pranuar të firmosë një kontratë për veten e tij që nuk ekziston”, tha Berisha.

 

 

Politike Berisha: SPAK po mbulon krimin e Ramës në aferën e incenaratorëve