Politike28 Janar 2023, 12:05

Berisha sulmon Ramën: Përdori agjenturën ruse për të marrë peng opozitën

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon Ramën: Përdori agjenturën ruse për të

Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha nga Brurreli në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet ka  sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Sipas Berishës, Rama është personi më i korruptuar në planet që përdori agjenturën ruse për të marrë peng opozitën.

“Më 11 dhjetor të vitit 1990, në plenumin e hoxhistëve, një njeri do ngrihej me klithma shtazore për t’u futur tanket studentëve, dhe ky njeri, armik i egër i pluralizmit, ishte daja e Edi Ramës apo babë Koleka siç e thërriste Edi në atë kohë Spiro Kolekën.

32 vite më vonë, Edi Rama, pasaardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, ka vendosur dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale: asgjësimin e opozitës shqiptare.

Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit, ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdorur agjenturë ruse, ka përdorur diplomatë të korruptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjësimin e PD-së.”, tha ai.

 Berisha u shpreh se Rama është një armik i lirisë së shqiptarëve pasi ia ka dalë që me taksat e qytetarëve të rekrutojë njërin nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë në SHBA. Sipas Berishës, shqiptarët nuk duhet të pranojnë një kryeministër që angazhohet në korrupsionin botëror kundër opozitës shqiptare.

Në vitin 1990, misioni ynë ishte të përmbysim monizmin e Ramiz Alisë dhe bllokmenëve hoxhistë. U përballëm me çdo lloj terrori por nuk u mposhtëm. Forca e idealeve tona e përmbysi atë regjim. Sot pas 32 vitesh jemi përsëri në një monizëm, që bazohet te krimi, droga dhe korrupsioni shqiptar dhe ndërkombëtar.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë një kryeministër që angazhohet në korrupsionin botëror kundër opozitës shqiptare. Ndaj dhe sot, çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare e Matit, Klosit dhe gjithë Shqipërisë janë në një mision historik: përmbysjen e këtij monizmi të urryer. Përmbysjen e këtij monizmi armik të lirisë dhe shqiptarëve, përmbysjen e një njeriu që në shtatë vite përzuri 31 përqind të popullatës, çka nuk ka ndodhur në asnjë luftë, në asnjë vend përveçse në Shqipëri.‘- tha Berisha.

Politike Berisha Rama