Ish-kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, sa i takon shtyrjes së fashës 800 kilovat të energjisë elektrike. Berisha tha se Rama sillet sikur e nxjerr energjinë nga shtëpia e tij.
‘Dje thotë e hoqa fashën, sot thotë nuk është hequr. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ku ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje nuk e sheh i duhet sateliti për ta parë. Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet në qendër të tij është Edi Rama.’- tha Berisha.
Ndër të tjera, Berisha foli edhe për primaret, ku tha se janë sistemi më demokratik që mund të funksionojnë brenda një force politike.
Berisha u shpreh i bindur se opozita do të fitojë për shkak të “të këqijave që kryeministri i ka bërë vendit.”
Berisha: Nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë asgjë më shumë se sa të këqijat që i ka bërë këtij populli dhe kësaj qeverie. PD sot është larg në aktivitetet e asaj që duhet të jetë. Kur unë them PD kam parasysh seksionin dhe grup seksionin e PD. Si të jenë ata do të jemi ne. Thelbi i PD para së gjithash është si funksionojnë qelizat tona, njësitë tona, ashtu do funksionojë në thelb partia.