Politike20 Maj 2022, 12:39

Berisha sulmon SPAK: Operacioni dje ishte disfatë, bosët e krimit u lajmëruan që të arratiseshin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon SPAK: Operacioni dje ishte disfatë, bosët e krimit u

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Prokurorinë e Posaçme  për operacionin e zhvilluar dje kundër 8 grupeve kriminale. Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se operacioni ishte dekonspiruar.

Sipas tij, ishte një operacion disfatë dhe aspak sukses.

Një blof i madh mbushi dje faqet e mediave digjitale e të shkruara dhe studiot televizive. Një operacion që ishte disfatë dhe që u shpall sukses i madh në të cilën nga 32 urdhër-arresti janë realizuar gjithsej 7-8 ushtarë, ndërsa bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan në drejtime të pa ditura. Pse them unë u njoftuan? Nuk kam të dhëna që morën mesazhe, telefonata nga narko-policia apo institucione të tjera. Një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët. Disa ditë më parë, u bë publike se Dumani një vrasës serial është bërë i penduar. Në qoftë se Prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjej denkospirimin, ky është akti më madhor. Të gjithë ata të cilët e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht që lehtë e lehtë, morën arratinë dhe u zhdukën”, tha Berisha.

Politike Arrestime Berisha SPAK