Ish-kryeministri, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka sulmuar sërish SPAK-un. Berisha tha se Taulant Balla takohet me prokurorët e SPAK dhe kalon dreka e darka me to. Madje ai ironizoi duke e quajtur Ballën si “shpirt” i tyre.
“Këta spakistat kalojë nga një drekë në tjetrën me Taulant Ballën. Është 100% e vërtetë. Me radhë, njëherë me njërin, pastaj me tjetrin. I kam shoqe thotë, se ku i gjeti shoqet një Zot e di. Shpirti i SPAK është Taulant Balla. Kjo është e vërteta.”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë që disa ditë më parë, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është akuzuar për vrasjen e avokatit Ravik Gurra.
“Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori. Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin.”, iu drejtua Berisha-Ballës.