Politike 1 Shkurt 2023, 21:54

Berisha sulmon Veliajn: Është takuar me McGonigalin dhe ka lobuar për shpalljen time "non-grata"

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon Veliajn: Është takuar me McGonigalin dhe ka lobuar

Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka zhvilluar takime me ish zyrtarin e FBI-së, McConigal për të lobuar për shpalljen e tij non grata.

Berisha i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Rtv Ora”, shtoi se ish zyrtari i FBI-së McConigal pas takimit me Veliajn ishte angazhuar për shpalljen e tij non grata.

Padiskutim 100%. I ka thënë vetë Veliaj. Më kanë ardhur njerëz mua. Edi Rama në janar të 2019 mu drejtua në parlament se ti Sali nuk kalon Atlantikun. Nuk dija gjë, kisha marrë ftesa herë pas here dhe nuk shkoja. Nuk kam dëshirë udhëtimi. I thashë se nuk përfaqësoj gjë, jam një ish, ish. Jo tha se kalon, ke marrë mesazh. Nuk kam marrë asnjë mesazh. U thotë të tjerëve se ky është shpall “non grata” për konspiracion kundër politikës së SHBA. Fillova të shoh ligjin amerrikan për deklaratat e mia, e pashë se nuk kisha asgjë.  Pastaj e gjeta. Pasi ju kundërvura me forcën më të madhe projektit të ndryshimit të kufijve. Isha zëri i parë që e kundërshtova. U detyrova ta kundërshtoj çdo ditë se mu kundërvunë çdo ditë. Unë jam plot me të dhëna për këtë. Këtu ishin të angazhuar me të gjithë potencialin e tyre “McConigal” etj. Atij që ka vu firmën i kam thënë publikisht se ke vendosur mbi bazën e lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Soros dhe unë kam vetëm një zgjidhje, gjykatën,” tha Berisha.

Politike Akuza Berisha Veliajt