Politike 8 Nëntor 2022, 20:02

Berisha sytë nga SHBA për “non gratën”, thirrje shqiptaro-amerikanëve: Votoni për republikanët, mos mbështesni Sorosin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sytë nga SHBA për “non gratën”, thirrje

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka nisur të thurë iluzione se rikthimi i republikanëve në pushtet mund të sjellë heqjen e damkës së “non gratës”. SHBA mban zgjedhjet afatmesme dhe sondazhet thonë se mund të kemi një rikthim të republikanëve, gjë që do ta bënte dhe garën e ardhshme presidenciale shumë të fortë.

Si duket Berisha ka shpresa se rikthimi i republikanëve mund t’i heqë njollën dhe për këtë arsye ju ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Amerikë që të votojnë për republikanët.

30 vite më parë vendosëm sistemin fiskal me sistemin me taksa më të ulëta në Europë të frymëzuar nga Regan. Sot SHBA mban votime. Bëjmë thirrje shqiptarët në SHBA të votojnë Republikanët aleatët tanë, ndajmë vlerat e përbashkëta konservatore. Asnjë votë për aleatët e George Soros, ideolog, shkatërrues i vlerave demokratike në Shqipëri e kudo”, tha Berisha.

Politike Berisha Non-Grata