Aktualitet 1 Shtator 2022, 12:36

Berisha takim sekret me Metën, bëjnë gati terrenin për protesta dhe kaos në vend

Shkruar nga Pamfleti
Berisha takim sekret me Metën, bëjnë gati terrenin për

Teksa Berisha ka njoftuar sot mbledhje e Kryesisë së PD-së me grupin e deputetëve që e mbështesin, mësohet se  ai dhe Ilir Meta janë takuar fshehurazi dy ditë më parë dhe vetëm tani u zbulua nga mediat.

Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se po thurin plane të dhunshme në skuta që nuk duan ti marrin vesh shqiptarët.

Dy aleatët opozitarë kundër së keqes dhe korrupsionit siç ata e etiketojnë veten prej muajsh, tani janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me aksionin opozitar që pritet të nisë me ardhjen e sesionit të ri parlamentar 5 shtator.

Siç duket nga këtë takime të fshehta, ata po sigurojnë eksponentët e nevojshëm nga krimi, për ti hedhur në sheshe dhe për të krijuar kaos me pretekstin e çlirimit të Shqipërisë nga hajdutët në qeveri.

Nuk dihet ende se cili ka qenë vendtakimi që ka bërë bashkë Berishën e Metën.

Më herët Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar se aksioni opozitar do të jetë i pandalshëm. Kreu i Partisë së Lirisë gjithashtu është shprehur se nga shtatori do të ketë denoncime të reja.

Ndërsa në konferencën për shtyp që po mban tani, Berisha ka shpërthyr në thirrje për protesta dhe destabilizim të vendit që mbështesin edhe takimin sekret që ka bërë me Metën.

“Sot Shqipëria po zien, Tirana po vlon, pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe. Kjo është plotësisht e ligjshme sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë. Sot për fat të keq, institucionet e këtij shteti të mafies janë shndërruar në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë. Kur e them këtë, e them jo për të injoruar se në administratën shtetërore ka edhe njerëz të ndershëm.”, tha Berisha.

Kryesore Berisha Meta Takim sekret