Politike15 Prill 2022, 07:19

‘Berisha të tërhiqet nga politika’, Bardhi: Saliu ka 31 vite që nuk lejon të krijohet lidershipi në PD

Shkruar nga Pamfleti
‘Berisha të tërhiqet nga politika’, Bardhi: Saliu ka 31

'Berisha të tërhiqet nga politika', Bardhi: Saliu ka 31 vite që nuk lejon të krijohet lidershipi në PD

Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika, në 31 vite nuk ka lejuar të rritet një lidership në Partinë demokratike, kështu është shprehur Gazmend Bardhi.

I ftuar në “Top Story”, Bardhi u shpreh se Sali Berishës nuk i intereson që PD-ja të jetë parti fituese e madhe. Ka nevojë për një parti të vogël që e kontrollon tërësisht.

Sipas deputetit, pas dorëheqjes së Bashës, Grupi Parlamentar duhet të punonte për ribashkimin, po Rithemelimi i drejtuar nga Berisha po e thellon përçarjen.

Një hap ishte që 36 deputetë i kërkuan Bashës të bënte një hap Bashës. Sapo ndodhi kjo, grupi kërkoi të gjente një formulë bashkimi. Ajo që kërkonte pjesa dërrmuese ishte të mos përçahej baza e partisë. Dhe sot ka një përçarje e tillë.
Sot Rithemelimi ka nisur procesin e zgjedhjes për kryetarët e degëve, por36 deputetë kanë qenë të përjashtuar. Disa e kanë kuptuar në kafe se po bëhen zgjedhje në qytet. Në kërkonim të ngriheshin strukturat e partisë. Ndërkohë që kanë kërkuar votë, po bëjnë emërime“.

Politike Gazmend Bardhi PD Sali Berisha