Politike22 Shtator 2022, 13:20

Berisha ulet në karriget e socialistëve, plasin të qeshurat në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Berisha ulet në karriget e socialistëve, plasin të qeshurat

Sali Berisha është ulur për disa çaste në karriget e socialistëve, gjë ka shkaktuar disa momente ilariteti në sallë.

Berisha priste për të marrë fjalën në foltore, por ka pritur në ulëset e deputetëve të PS.

Më pas ai ka shpjeguar dhe arsyen duke thënë se opozita është e vetmja që i mbron dhe socialistët e vendit.

“Jo rastësisht për herë të parë unë prita i ulur në një karrige të deputetëve socialistë.

E bëra me qëllimin më të sinqertë se sot avoketër të vetëm të tyre në parlament janë demokratët dhe do ta vazhdojmë deri në fund të jemi zëdhënës të interesave të qytetarëve shqiptarë pa dallim.

Në këtë mënyrë, sesi është katandisur sesi ky parlament sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim. Sot është koha për veprime.

Kata janë nga mëngjesi në darkë për mashtrime dhe vjedhje. U bëj thirrje të gjithë mësuesve që me guxim dhe kurajë të mbrojnë interesat e tyre” tha ai.

Politike Berisha Karriget e socialitëve