Politike27 Prill 2022, 17:51

Berisha zapton karrigen e kreut të PD dhe takon grupet e interesit, ju kërkon studentëve të ngrihen në protesta

Shkruar nga Pamfleti
Berisha zapton karrigen e kreut të PD dhe takon grupet e interesit, ju

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zaptuar karrigen e kryetarit të PD, ndonëse është i përjashtuar nga kjo parti. Ndryshimet statutore nuk kanë hyrë në fuqi dhe po ashtu kryetar në detyrë është Enkelejd Alibeaj, por Berisha po sillet si kryetar i partisë, ndonëse shprehet se do të organizojë një garë të drejtë.

Sot ai ka mbajtur një takim me studentë e pedagogë për të diskutuar për arsimin e lartë. Ashtu siç ndodh gjithmonë, Berisha ka deklaruar se zgjidhja vjen vetëm me protesta dhe ka bërë thirrje që studentë të ngrihen kundër qeverisë.

“Rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj rrokullisje në arsim është pjesëmarrja aktive e pedagogëve dhe e studentëve në protesta, deri në arritjen e kauzës së tyre. Lëvizja e studentëve nuk e realizoi qëllimin e saj sepse opozita nuk kishte besimin e tyre. Të rinjtë nuk i besonin opozitës. Nëse të rinjtë do i besonin opozitës ajo do përmbushte misionin vetë dhe ata ishin të mençur dhe ata kishin të drejtë të mos i besonin opozitës. Se opozita nuk ishte avokate e denjë e tyre.  Ne do mbështesim çdo përpjekje të studentëve dhe pedagogëve për të shënuar një kthesë të madhe për të ndaluar këtë rrokullisje me pasoja të rënda për shoqërinë dhe kombin shqiptar”, tha ai.

Politike Berisha studente