Politike13 Shkurt 2019, 20:50

Berisha zbulon bisedën me Donald Lu për vizën amerikane: Ata që më njohin, e dinë të vërtetën e refuzimit nga SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Berisha zbulon bisedën me Donald Lu për vizën amerikane: Ata

Berisha zbulon bisedën me Donald Lu për vizën amerikane: Ata që më njohin, e dinë të vërtetën e refuzimit nga SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për lajmin e bujshëm, nëse SHBA i ka refuzuar vizën amerikane, siç e deklaroi kryeministri Edi Rama në Kuvend. Në një studio televizive, Berisha ka refuzuar kategorikisht të ketë ndodhur diçka e tillë, duke sqaruar se nuk ka aplikuar kurrë për vizë dhe nuk do të aplikojë, pasi sipas tij, nuk e ka pasion turizmin.

Ndër të tjera, ish-kryeministri zbuloi dhe një bisedë me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke treguar se ky i fundit i kishte kërkuar të vizitojë SHBA. Në përgjigjen e tij, Berisha i kishte thënë ambasadorit se nuk mund të vizitojë SHBA, pasi ai tashmë është një “ish” në politikën shqiptare.

“Në mënyrë absolute se kam marrë kurrë një mesazh të tillë. Në mënyrë absolute, që nga data kur kam bërë një vizitë për 10—vjetprin, nuk kam aplikuar asnjëherë për të shkuar në SHBA. Këtë ia kam përcjellë edhe ambasadorit Lu, i cili në fakt më sugjeroi të vizitoja Amerikën. Ambasodroti Lu i thashë që nuk do të vizitojë SHBA, pasi tani unë jam “ish”. Miqtë e mi unë mund t’i takoj në udhëtime turistike, por unë nuk jam i apasionuar pas turizmit.

Kjo është e vërteta, nuk kam aplikuar kurrë. Në ka një vend që e njoh më shumë është Parisi dhe prapë nuk kam shkuar. Ata që më njohin e dinë, që nuk e kam pasion turizmin. Ishte totalisht mashtrim i një shpifaraku. Për hir të së vërtetës, as kam marrë refuzim, as kam aplikuar dhe as do të aplikoj. Unë refuzoj ftesa në konferenca”, ka deklaruar Berisha.

Politike Donald Lu Sali Berisha viza amerikane