Politike 5 Nëntor 2022, 12:27

Berisha zbulon orën e protestës dhe shton kërcënimet: Do të jetë më e madhja, të rrëzojmë regjimin!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha zbulon orën e protestës dhe shton kërcënimet: Do

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar zyrtarisht se protesta e 12 nëntorit do të zhvillohet në orën 16:00. Berisha shpreh bindjen se kjo protestë do jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi.

“Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe të këtij vendi. PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe. Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor. Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi. Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnam.

Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë. Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primarëve në Shqipëri. Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet. Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka.

Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë. Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtetit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës.”, tha Berisha.

Politike #protesta e 12 nentorit Sali Berisha