Politike13 Maj 2022, 18:23

Berisha zbut tonet me Blinken: Nuk është ai antishqiptar, por George Soros

Shkruar nga Pamfleti
Berisha zbut tonet me Blinken: Nuk është ai antishqiptar, por George

Shpallja “non grata” nga amerikanët ka zënë pjesën më të madhe të fjalimit të Berishës në Elbasan, aty ku çeli fushatën për kreun e PD.

Berisha zbuti tonet ndaj Sekretarit amerikan Antony Blinken, duke thënë se ai nuk është antishqiptar, por është George Soros.

“Një antishqiptar i tërbuar si Soros, i faktuar me të gjithë projektet e tij për përçarje të Kosovës me ideologjinë që nuk pajtohet me vlerat që besojmë dhe interesat tona. Pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm kundër meje duke përdorur Ramën. Përpiloi raporte ku përfshiu edhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken nuk është anti-shqiptar. Nëse do të kisha një dyshim do t’jua thosha. Nuk është dhe nuk asnjë arsye të jetë. Por Soros dhe Rama janë. Janë aktet ndër më turpëruese që e vërtetuan. Nuk kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja. Si mund të mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që në një kamp ka varrosur 8 mijë djem e burra? Dhe pastaj vjen si njeriu që s’ka përgjegjësi”, tha ai.

Politike #Blinken Berisha Elbasan