Aktualitet14 Nëntor 2022, 12:23

Berishës i dështojnë sërish “Primaret”? Zero interes në shumicën e bashkive, në disa zona garë me një kandidat

Shkruar nga Pamfleti
Berishës i dështojnë sërish “Primaret”? Zero

Në Elbasan emri i dalë zyrtarisht deri tani është vetëm i Luçiano Boçit. Në Vlorë Nada Daullja. Po ashtu në Kukës, Tropojë, Peqin, Belsh dhe disa bashki të tjera, deri tani kemi nga një kandidat zyrtar, vetëm nëse rrugës dalin disa të tjerë që “mbijnë” nga hiçi….

Procesi i “Primareve” duket se po përfundon në flluskë sapuni për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Të premten ishte afati i fundit, pas shtyrjes me një javë, por sërish ka mungesë të theksuar kandidatësh. Foltorja shty afatin pasi në shumicën e bashkive nuk kishte fare interes. Gjatë javës së fundit pati një vrull prezantimesh, por sërish numri është minimal.

Nga një verifikim që ka bërë “Pamfleti” në prezantimet që kanë bërë kandidatët për mediat, rezulton se pjesa dërrmuese e bashkive është pa kandidatë. Sot pritet që disa emra të prezantojnë kandidaturat, por sërish në shumë bashki interesi ka qenë zero.

Nga ana tjetër në shumë bashki gara do jetë me një kandidat. Hiq Tiranën që kemi 7 emra, por edhe Fierin që ka shumë interes, në bashkitë e tjera interesi ka qenë minimal. Në Elbasan emri i dalë zyrtarisht deri tani është vetëm i Luçiano Boçit. Në Vlorë, Nada Daullja. Po ashtu në Kukës, Tropojë, Peqin, Belsh dhe disa bashki të tjera, deri tani kemi nga një kandidat zyrtar, vetëm nëse rrugës dalin disa të tjerë që “mbijnë” nga hiçi. Pra edhe pse u nis si një nismë që do sjellë demokracinë, duke se do përfundojë vetëm me disa emra të zgjedhur nga Berisha.

Lidhur me këtë proces ka reaguar dhe demokrati, Edvin Kulluri, i cili shprehet se primare do ketë vetëm në 16 bashki.

2 ditë pasi ka skaduar afati i shtyrë për dorëzimin e kandidaturave për kryetarë bashkie për “primaret”, vetëm në 16 bashki kemi kandidatë! Të jetë nga entuziazmi i madh, apo nga dëshpërimi askush nuk po e thotë! Një gjë është e sigurt që revolucioni i nëntorit arriti qëllimin! Qeveria ra prapë”, ka ironizuar Kulluri.

Bashkitë ku ka pasur kandidatë për “Primaret”

  Tiranë

Elbasan

Luçiano Boçi

Fier

Vlorë

Nada Daullja

Lezhë

Kukës

Admir Sinamati

Sarandë

Spiro Vaso

Peqin

Mustafa Pashja

Belsh

Dritan Cani

Kurbin

Lindita Toma

 Kamëz

Tropojë

Mimoza Hadarmataj

Korçë

Pogradec

Devoll

Maliq

Alfred Berberi

Kolonjë

Ethem Lumani

/Pamfleti

Kryesore #primare Berisha Deshtim paloka

Aktualitet