Politike14 Dhjetor 2022, 18:02

Berishës i mbetet ora te 6 dhjetori: Gert Shehu u porosit nga Rama, synohej asgjësimi i opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kryeministri Sali Berisha po mundohet nga dita në ditë të mbajë të “gjallë”, incidentin e 6 dhjetorit. Duke qenë se askush nuk po merret më me atë ngjarje, Berisha po mundohet ta përdorë në maksimum.

Ai mblodhi sot Kryesinë e PD, ku sërish u ndal te sulmi fizik, duke deklaruar të njëjtat gjëra, sipas tij, ishte sulm i orkestruar nga Edi Rama.

Sali Berisha: Edi Rama është i vendosur për të zhdukur, asgjësuar jo vetëm mediat e lira por edhe opozitën e vërtetë shqiptare. Pakti i tij me datën 6 Dhjetor ishte përpjekja e të verbërit nga urrejtja se si në një moment ku zhurma mund të bëhej më e vogël mund t’i jepte një goditje fatale opozitës së vërtetë shqiptare. Ka një debat normal sipas të cilit njeriu i fundit që mund të ishte i interesuar për një akt të tillë është Edi Rama.

Në fakt ata që e kanë të sinqertë këtë mendim janë fat këqinj të mashtruar nga Edi Rama që marrin normale për jonormale. Por Edi Eama me shëmbëlltyrën e tij psikologjike, nuk ka njeri në botë që ishte më i interesuar për atë akt dhe e organizoi vetë ai. Ishte një përllogaritje diabolike ndaj opozitës shqiptare. Një hakmarrje e llojit të atit të vet për opozitën që guxoi të thërrasë protestën ditën e samitit. Opozita kishte marrë një nga vendimet më të drejta, thirrjen e asaj proteste.

Tani marrë në këtë kontekst ai ishte njeriu më i interesuar dhe kishte qëllimet më të qarta me atë akt por të gjitha të dhënat e më pasme dëshmojnë se ai ishte një akt absolutisht shtetëror i porositur nga Edi Rama dhe i ekzekutuar nga Çuçi i familjes, Ardi Veliu me një informator që ka emër, mbiemër si informator i policisë kriminale shqiptare. Çdo njeri që ka ndjekur pas atentatin ose pas incidentin konstaton një përpjekje të tmerrshme, të ethshme për çliruar kriminelin nga barra e krimit, për ta paraqitur atë si të sëmurë psiqik mbi bazën e një dokumenti pa asnjë vlerë ligjore.


smile

Politike Akuza Berisha