Politike 5 Nëntor 2022, 13:30

Berishës nuk i del inati me ambasadorët: Gënjejnë qeveritë e tyre për të mbuluar mazhorancën!

Shkruar nga Pamfleti
Berishës nuk i del inati me ambasadorët: Gënjejnë

Ish-kryeministrit ‘non grata’ nuk i ka dalë inati me ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri. Në komunikimin virtual me qytetarët, Sali Berisha thumboi disa prej tyre.

Ai u shpreh disa nga ambasadorët në Shqipëri mashtrojnë qeveritë e tyre për të mbuluar qeverinë e Ramës.

Berisha theksoi po ashtu se kjo nuk ndodh më të gjithë ambasadorët.

“Këtu ambasadorët mashtrojnë qeveritë e tyre në mënyrë monstruoze dhe mbulojnë qeverinë shqiptare. Disa ambasadorë, jo të gjithë.”

Kryedemokrati nuk përmendi emra, por herë pas herë ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores amerikane Yuri Kim, të cilës i referohet shpesh edhe si “guvernatore.”

Politike ambasadorët Sali Berisha