
Ish-kryeministri Sali Berisha duket s e nuk i del inati me ambasadoren Yuri Kim. Duke folur në protestën e sotme, ai kërkoi nga qeveri e SHBA që të hetojë bëmat e saj lidhur me opozitën shqiptare.
Po ashtu kërkoi dhe nga PE që të kryejnë hetime. Nga ana tjetër ai sulmoi edhe George Soros duke e bërë fajtor për situatën ku ndodhet sot opozita.
“I bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto vite me opozitën shqiptare. Të hetojnë praninë e Soros se si ky multimiliarder bëri gjithçka për të ngritur në piedestal një kryekrorruptor që sot është moralisht i varur në shtyllën e turpit. I bëj thirrje PE të hetojnë skandalet e Duçkës së Edi Ramës, pasi janë zinxhir.
Thirrja ime është të shndërroheni në qytetarë të revoltuar protestues. Thirrja ime është që çdo ditë të bëjmë gjithçka që t’i shkurtuar ditët këtij regjimi. Opozita ka qëllim vetëm të përmbysë monizmin e egër. T’i çlirojë shqiptarë”, tha ai.