Bota12 Shkurt 2023, 21:37

Berluskoni “sulmon” sërish Zelensky-n: Nëse do isha kryeministër nuk do të shkoja ta takoja kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi pasi votoi ditën e sotme për zgjedhjet rajonale të Lombardisë, referua edhe një herë në mënyrë kritike presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u diferencuar nga qëndrimi i qeverisë së Melonit, e cila është në anën e Ukrainës.

Nëse do të isha kryeministër, nuk do të shkoja kurrë ta takoja apo të flisja me Zelenskyn, sepse ne shohim se vendi i tij po shkatërrohet dhe se ushtarët dhe qytetarët e vendit të tij po masakrohen. Nëse ai ndalonte së sulmuari dy republikat autonome të Donbasit, kjo nuk do të ndodhte. Rrjedhimisht, unë e gjykoj shumë negativisht sjelljen e këtij zotërie”, tha Berlusconi.

Qendra e Majtë italiane i komentoi këto deklarata duke theksuar se “Berluskoni është në anën e Putinit”. Deputetët e Partisë Demokratike të qendrës së majtë kërkuan të dinin pikëpamjen e kryeministres Georgia Meloni për këtë çështje.

Berlusconi edhe para zgjedhjeve të 25 shtatorit, kishte lëshuar disa deklarata kontradiktore lidhur me agresionin e Rusisë, ku është shprehur se Putin donte vetëm të zëvendësonte qeverinë në Kiev “me njerëzit e duhur”.


smile

Bota Berlusconi Zelensky