Sport10 Korrik 2022, 15:51

“Besimi i tepërt dhe tolerimi më shumë se duhet”, paralajmëron peshëngritësi Briken Calja: Së shpejti do të marrin përgjigjen e duhur

Shkruar nga Pamfleti
“Besimi i tepërt dhe tolerimi më shumë se duhet”,

“Besimi i tepërt dhe tolerimi më shumë se duhet”, paralajmëron peshëngritësi Briken Calja: Së shpejti do të marrin përgjigjen e duhur

Kampioni ynë në peshëngritje Briken Calja nuk po kalon një moment të mirë. Ai u dëmtua gjatë Evropianit të zhvilluar në Tiranë dhe nuk arriti të marrë medalje. Ky dëmtim bëri që ai mos marrë pjesë edhe në Lojërat Mesdhetare. 

Por ditën e sotme, përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka paralajmëruar diçka. Sipas tij, besimi i tepërt te disa persona dhe tolerimi ka acaruar kampionin. 

“2 gabimet e mia në karrierë! Besimi i tepërt me personat e gabuar. Tolerimi më shumë se duhet. Së shpejti do të marrin përgjigjen e duhur” – shkruan Calja, duke paralajmëruar diçka. 

Sport Briken Calja peshëngritësi shqiptar