Politike17 Maj 2022, 19:40

Beteja në Apel/ Berisha tenton të intimidojë Alibeajn, ironizon negociatat për Presidentin e ri: Shembulli tipik i marrëdhënieve “Rama-Alibasha”!

Shkruar nga Pamfleti
Beteja në Apel/ Berisha tenton të intimidojë Alibeajn, ironizon

Në alarm nga ankimimi i Alibeajt, Berisha nis luftën me drejtësinë dhe padit kreun e Gjykatës së Tiranës

I frikësuar për “fatin” e tij, pasi Statuti i PD-së “i firmosur” nga Zhukri përfundoi në Apel, Sali Berisha po përpiqet të intimidoi kryetarin e Komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Gjatë takimi me demokratët e Durrësit, Plaku “Non Grata” ka ironizuar negociatat për Presidentin e ri, që po zhvillohen mes mazhorancës dhe opozitës, duke theksuar se nëse lëvizja e tij nuk do të kishte nisur, atëherë do të ishin vegël në duart e qeverisë.

Shembulli tipik, për Berishën, janë raportet mes qeverisë dhe asaj pjese të opozitës që mbështetet nga Alibeaj, duke e quajtur marrëdhënia “Rama – Alibasha”.

“Unë jam dëshmitar i trysnive të pandershme që ushtruan mbi ju nga institucionet e një shteti që nuk njeh parim dhe ligj. Jam dëshmitar i shantazheve dhe presioneve edhe të një klientele private që është shndërruar në segmente të mafieve shtetërore. Edhe presioneve që bëri mafia e Soros. Të gjitha këto nuk na penguan ne.

Kjo lëvizje është e pandalshme, nuk ndalet. Isha shprehur se ky revolucion nuk ndalet më. Sot ja ku jemi opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Do të ishim në rast se nuk do ngriheshim, një lolo, nje vegël në duart e një qeverie. Shembujt tipike po e shihni këto ditë në marrëdhëniet Rama- Alibasha. Por në rast se ne arritëm sot në këtë stat, mbi 40 mijë anëtare të PD të vendosur për të rikthyer në parti vlerat më të mira, si arritëm ne këtë dhe pse e arritëm. Të gjithë ne po rrokulliseshim pas disfatës që pësuam në 25 prill”, tha Berisha.

Po ashtu, i ndalur tek kritikat e kreut të qeverisë ndaj Prokurorisë së Posaçme, Berisha theksoi se për Edi Ramën SPAK është bërë më i frikshëm se Komiteti Qendror.

Ne arritëm sepse secili prej jush mori një vendim. Ndal, nuk ecet më kështu. Nuk mund të pranojmë më këtë gjendje. Mjaft është mjaft. Duhet të rikthehemi dhe kjo ndodhi. Sot ja ku kemi, të vërtetë, të shumtë, të fuqishëm, të qartë. Në një kohë të shkurtër estabilishmenti po dridhet. E keni konstatuar ju vetë. Disa herë më shumë se në diktaturë çdo ditë është bërë për PS dhe kreun e saj prokuroria speciale është bërë më i frikshëm se Komitetit Qendror”, u shpreh Berisha.

Politike Berisha PD Rama