Aktualitet12 Janar 2023, 22:56

Beteja për kreun e grupit të PD/ Përjashtimi i 4 deputetëve venit planin e Salianjit, zbulohen emrat që firmosën kundër Alibeajt

Shkruar nga Pamfleti
Beteja për kreun e grupit të PD/ Përjashtimi i 4 deputetëve

Vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë duket se ka venitur planet Berisha-Salianji për të marrë frenat e grupit parlamentar.

Ervin Salianji ka siguruar deri më tani vetëm 16 firma nga brenda grupit parlamentar, për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt. Nga deputetët që kanë tradhtuar Alibeajn janë vetëm dy, Flutura Açka dhe Ferdinand Xhaferraj, dy deputetët që refuzuan me kërshëri kur Alibeaj njoftoi largimin e Shehut, Shehajt, Bylykbashit dhe Këlliçit.

Deputetët brenda grupit që kanë firmosur deri më tani për të larguar Alibejan janë: Bujar Leskaj; Edi Paloka; Ina Zhupa; Isuf Çela; Luçiano Boçi; Greta Bardeli; Kastriot Piroli; Lindita Metaliaj; Sorina Koti; Tomorr Alizoti; Xhelal Mziu; Zef Hila; Ervin Salianji; Flutura Açka; Ferdinand Xhaferraj; Bledion Nallbati. Duhet theksuar se Nallbati ka qenë pjesë e grupit të Alibeajt, por kur nisën primaret ai u rreshtua krah Berishës.

Ndërkohë që Salinaji ka marrë firmat edhe të personave të tjerë që janë pjesë e foltores, mes të cilëve dhe 4 deputetët që përjashtoi Alibeaj. Ata janë: Sali Berisha; Agron Shehaj; Albana Vokshi; Belind Këlliçi; Edmond Spaho; Flamur Noka; Luan Baçi; Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Perit Doda.

Mirëpo firmat e këtyre të fundit nuk kanë vlerë, pasi 5 janë përjashtuar që para një viti. Ndërkohë kemi 4 emrat që përjashtoi Alibeaj dhe nëse Kuvendi konfirmon largimin e tyre, plani i Salianjit është i dështuar. 16 firma nuk mjaftojnë për shkarkimin e Alibeajt dhe si duket prandaj janë alarmuar foltorja dhe njerëzit pranë saj.

Kryesore grupi PD