
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me kërcënimet dhe shantazhet sa i takon betejës në Apel për vulën e PD.
Gjykata pritet që javën e ardhme të vendosë se kush do e drejtojë partinë, ndërkohë që Berisha paralajmëroi kritikët se janë duke bërë një gabim fatalë që i shkojnë pas Edi Ramës.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, ai tha se nuk do bëjë asnjë përjashtim nëse merr vulën e partisë.
“Rama po mban peng flamurin e PD, por PD është e vendosur të përballet me Ramën. Të gjithë ata që bëhen dhe përdoren nga Rama po bëjnë një veprim fatal. Çdo anëtar i PD ka vend në PD. Në statut nuk ka përjashtime. Nëse krijojnë apo ndjekin Ramën është zgjedhja e tyre. Por statuti nuk përjashton, por statuti njeh të drejtën e fraksionit. Ne jemi demokratë. Ne jemi tolerantë. Nuk ka një parti në të cilën kryetari të jetë i admiruar nga anëtarësia. Nëse ne e humbasim këtë sens. Ju garantoj se mbetemi hapur ndaj të gjithë deputetëve që natyrisht kanë synim fitoren e PD dhe të Ramës”, tha Berisha.