alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Betejat ligjore për kishën në kampusin e Universitetit të Prishtinës

30/06/2022, 8:21
ne Prishtine
A A

Kanë kaluar dhjetë vjet nga koha kur Universiteti i Prishtinës ka nisur një betejë gjyqësore për të drejtën e shfrytëzimit të një parcele të tokës afër kampusit universitar, ku gjendet një kishë e papërfunduar ortodokse.


-Lexo edhe:

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

Ish-oficeri britanik në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë

UP-ja dhe Kisha Ortodokse Serbe po përballen në një proces të stërzgjatur gjyqësor dhe të dyja palët thonë se ai nuk është as afër fundit.

Vendimi gjyqësor për tokën 4-hektarëshe do të mund të përcaktonte fatin e kishës së papërfunduar, të quajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar.

UP-ja pretendon se ky objekt është ndërtuar ilegalisht në tokën e universitetit në vitet ’90. Historianët e lidhin atë me represionin e regjimit të atëhershëm serb, me në krye Sllobodan Millosheviqin.

Kisha Ortodokse Serbe, në anën tjetër, mohon se objekti ka karakter politik dhe kërkon që të lejohet shfrytëzimi i tij për rite fetare.

Më 2 qershor, Kisha Ortodokse Serbe ka akuzuar Policinë e Kosovës për, siç ka thënë, ndalimin e mbajtjes së një liturgjie në këtë kishë.

Famullitari i Prishtinës, Stanisha Arsiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se liturgjia ka qenë e planifikuar të mbahet në praninë e dhjetëra besimtarëve, me rastin e kremtes së Ditës së Shpëtimtarit – festë ortodokse – por se policia e ka penguar ceremoninë. Vetë policia ka thënë se ngjarja nuk ka qenë e paralajmëruar, tzranmseton Pamfleti.

Megjithatë, në qershor të vitit të kaluar, Kisha Ortodokse Serbe ka arritur të mbajë një liturgji në kishën e kontestueshme, që zakonisht qëndron e zbrazur.

Këtë shfrytëzim të objektit, institucionet e Kosovës e kanë cilësuar si “shkelje të rregullave të sigurisë publike”, pasi Policia e Kosovës nuk ka qenë e paralajmëruar për atë tubim.

Ku ka mbetur procesi gjyqësor?

Toka e kontestuar, ku gjendet kisha, është në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës, në padinë që ka ushtruar në gjykatë, pretendon se tokën e ka pasur në shfrytëzim të lirë e të papenguar nga viti 1975.

Sipas UP-së, kjo tokë i është dhënë kishës në shfrytëzim, në mënyrë të jashtëligjshme, në vitin 1990.

Nga Kisha Ortodokse Serbe këmbëngulin se “nuk kanë nevojë të fitojnë të drejtën mbi tokën”, pasi toka dhe objekti kishtar, sipas tyre, i takojnë Kishës Ortodokse Serbe.

“Është detyrë e palës tjetër ta provojë të kundërtën”, thotë për Radion Evropa e Lirë Aleksandar Radovanoviq, avokat përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe.

Çështja e të drejtës së shfrytëzimit të tokës në kampusin universitar është bërë lëndë gjyqësore nga viti 2012.

Universiteti i Prishtinës e ka humbur gjyqin fillestar lidhur me këtë çështje, pas mosparaqitjes së përfaqësuesve të tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në vitin 2015.

Më pas, edhe Gjykata e Apelit në vitin 2017 i ka dhënë të drejtë Kishës për pronësinë e tokës, duke e hedhur poshtë padinë e UP-së.

Në po atë vit, UP-ja ka iniciuar një padi të re, për të cilën nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore deri në fillim të vitit 2021.

Seanca e fundit për këtë rast është mbajtur në shkurt të vitit 2022.

“Gjykimi është ende në fazën përgatitore, pasi ka pasur shumë gjëra procedurale për t’u zgjidhur dhe ende nuk janë zgjidhur”, thotë Radovanoviq.

Njëra prej këtyre çështjeve është edhe ajo se kush ka të drejtë ta përfaqësojë Universitetin e Prishtinës në këtë gjykim, thotë për Radion Evropa e Lirë Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – organizatë që e ka monitoruar këtë proces gjyqësor.

“Gjykata e ka përjashtuar Avokatin Shtetëror si përfaqësues për t’i mbrojtur interesat e Universitetit të Prishtinës”, thotë Miftaraj.

Këtë vendim, gjykatësi e ka marrë në seancën që është mbajtur në nëntor të vitit 2021, me arsyetimin se shteti është paditës dhe jo i paditur, andaj nuk e ka të drejtën për Avokat Shtetëror.

Avokatura Shtetërore, në anën tjetër, thotë se ka autorizim ligjor që t’i përfaqësojë “të gjitha autoritetet publike buxhetore të Republikës së Kosovës”.

Kjo çështje ka mbetur të diskutohet në seancën e radhës, por të gjitha palët e përfshira në këtë proces thonë se nuk e dinë se kur do të mbahet ajo.

Padia e UP-së, që nga fillimi, është përfaqësuar nga zyrtarët ligjorë të Universitetit të Prishtinës. Esat Kelmendi, sekretar i këtij universiteti, thotë për REL-in se që nga viti i kaluar, përfaqësimi është duke u bërë nga Avokati i Shtetit të Kosovës.

Çfarë mund të bëhet me kishën pas përfundimit të gjyqit?

Kishës, që gjendet në tokën e kontestuar, i janë vënë themelet në dhjetor të vitit 1992, ndërsa deri në fillim të vitit 1999 ajo është ndërtuar në formën që ka sot.

Në vitet 1998-99, në Kosovë është zhvilluar një luftë e iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb, duke lënë të vrarë mbi 13 mijë civilë dhe të zhdukur mbi 6,000 të tjerë – prej të cilëve, mbi 1,600 vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Universiteti i Prishtinës nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se cilat janë planet e tij për objektin e kishës në rast se fiton gjyqin për shfrytëzimin e tokës.
Kosovë, protestë kundër liturgjisë në Kishën Ortodokse Serbe brenda kampusit universitar


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Studentë të UP-së thonë se kjo kishë mund të shërbejë për të kujtuar viktimat e luftës.

“Padyshim që është pengesë e madhe. Se çfarë do të duhej të bëhej me të, ndoshta është problem të thuhet. Ne e kemi pasur si ide më herët, kur patën ardhur të bëjnë një lloj meshe vitin e kaluar… patëm propozuar që të kthehet në një lloj muzeu [të luftës]”, thotë Arbër Gecaj nga Parlamenti Studentor.

Edhe historiani Jusuf Buxhovi ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se kisha do të mund të shërbente si muze.

“Kjo kishë nuk ka histori, është e dhunshme dhe, në përputhje me këtë, duhet të sillet edhe politika. Ndoshta me një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian… ky objekt të paktën të kthehet në një muze të Kosovës, në një muze kulturor… por këto janë vetëm mundësi teorike”, ka thënë Buxhovi, transmeton Pamfleti.

Avokati i Kishës Ortodokse Serbe thotë se objekti nuk mund të shfrytëzohet ndryshe, pos si tempull për besimtarët.

“Ne mendojmë se çdo argument tjetër, përfshirë planet ekzotike se çfarë duhet të bëhet me objektin tonë fetar, është jo vetëm në kundërshtim me ligjin në fuqi, por nuk ndihmon as lehtësimin e raporteve mes Qeverisë [së Kosovës] dhe Kishës”, thotë Radovanoviq.

Çështja e kësaj kishe është përmendur disa herë edhe në raportet e Departamentit amerikan të Shtetit për liritë fetare në botë.

Në raportin e vitit 2018 është thënë se Komuna e Prishtinës ka vazhduar të mos e lejojë Kishën Ortodokse Serbe të bëjë meremetime në objektin e kishës në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2016, në afërsi të kësaj kishe janë bërë disa gërmime, në kërkim të një varreze të dyshuar masive me viktima të përkatësisë shqiptare, por në fund nuk është gjetur asnjë shenjë.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Prishtine

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06
Prishtine

Ish-oficeri britanik në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë

12/08/2022, 21:36
Prishtine

Shefi i NATO-s takohet javën e ardhshme me Kurtin dhe Vuçiçin

12/08/2022, 20:10
Kryesore

Kurti flet për dialogun me Serbinë në takimin e 18 gushtit/ Me Vuçiçin duhet të flasim për marrëveshje me njohje reciproke

12/08/2022, 13:11
Serbia e vetmja në rajon që mbështet Putin, mediat serbe: Rusia partner i rëndësishëm në furnizimin me armë
Prishtine

Serbia e vetmja në rajon që mbështet Putin, mediat serbe: Rusia partner i rëndësishëm në furnizimin me armë

12/08/2022, 13:01
Prishtine

Kurti s’e ndryshon qëndrimin për shaminë: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu

12/08/2022, 12:26
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Presidenti kroat: Në asnjë dokument nuk thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën që të futet në BE

Korrupsioni mbretëron tek kandidatët e BE në Ballkanin Perëndimor

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In