Politike21 Janar 2023, 13:31

“Betejë për jetë a vdekje”, Berisha paralajmëron Ramën nëse KQZ nuk e regjistron në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti
“Betejë për jetë a vdekje”, Berisha paralajmëron

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nëse Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve nuk e regjistron PD e drejtuar prej tij në zgjedhjet vendore të 14 majit, “shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë”.

“Do i përgjigjen Edi Ramës me të cilat format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë. Opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim.Kjo është një betejë për jetë a vdekje, për pluralizmin, për votën, për të gjitha”, u shpreh ish kryeministri.

Biseda e Berishës në rrjetet sociale:

Pyetje: Nëse KQZ nuk regjistron PD e Berishës në zgjedhjet e 14 majit?

Sali Berisha: Rama dhe vetëm Rama e askush tjetër fshihet pas kësaj. Ulsiun e urdhëron Rama. Sa i përket përdorimit të Ali Bashës e përdor vetëm Rama, Ali Basha është subjekt i keqshfrytëzuar vetëm nga Rama, sepse ju e dini që Ali Basha nuk ishte palë në gjykimin e çështjes së dokumenteve të 11 dhjetorit.

E kurrë në historinë e gjyqësisë nuk ka ndodhur që ai që nuk ishte palë të bëhet palë pas vendimit të gjykatës. Ai është mjeti i radhës i përdorur në këtë mes. Opozita do përgatitet të përballet me revolucion me këtë regjim.

Politike # 14 Maji Berisha Rama