Joe Biden sapo ka bërë betimin e tij në Kapitol Hill.
Ai u betua me asistim të Kryetarit të Gjykatës së Lartë John Roberts. Biden bëhet zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Presidenti bëri betimin me fjalët:“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.
Ai tha se “kauza e demokracisë” festohet sot.“Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh,” u shpreh Biden Biden.