Showbiz25 Janar 2023, 09:03

Beyoncé i rikthehet skenës në Dubai, 24 milionë dollarë për 65 minuta performancë

Shkruar nga Pamfleti
Beyoncé i rikthehet skenës në Dubai, 24 milionë

Thuajse pesë vjet pas koncertit të fundit, Beyoncé është rikthyer në skenë në një spektakël privat.

Një spektakël për VIP-at me rastin e hapjes së resortit Atlantis në Dubai.

Në skenë u ngjit po ashtu edhe vajza e saj 11-vjeçare Blue Ivy Carter për “Brown Skin Girl”. Atje u performuan hitet e mëdha të së shkuarës si “Crazy in Love”, “Beautiful Liar” dhe “Naughty Girl”.

Fishekzjarrët, ndërrimet e veshjeve dhe audienca me miq të famshëm si Kendall Jenner, Rebel Wilson, Simon Huck dhe Jonathan Cheban, e bënë gjithçka të dukej bukur.

Sakaq, asnjë filmim nuk është bërë pjesë e mediave sociale pasi telefonat celularë ishin të ndaluar.

Dhe ndoshta është për të mirën e performueses sepse ka një siklet të madh në internet për kompensimin mbresëlënës: 24 milionë dollarë për 65 minuta performancë.

Por ka edhe një detaj tjetër. Beyoncé, një mbështetëse e madhe në mbrojtje të komunitetit LGBT performoi në një vend si Emiratet e Bashkuara Arabe ku, sipas ligjit islamik, homoseksualiteti dënohet me vdekje.

“Ka një grup njerëzish nga e gjithë bota në këtë skenë dhe ne jemi shumë të nderuar që jemi këtu për të festuar këtë natë me ju”, ka thënë këngëtarja.

“Prindërit e mi janë këtu sonte për të festuar, nëna ime dhe babai im. Fëmijët e mi të bukur janë këtu për të më parë mua dhe burrin tim”, ka vijuar ajo mes emocioneve.

Nga ana tjetër, koncerti u bazua në këngë të parealizuara kurrë më parë live, me këngëtaren që vendosi të mos debutonte asnjë këngë nga albumi i saj i fundit “Renaissance”, i cili është nominuar për dy Grammy. Dhe që i është kushtuar artistëve pionierë gay me ngjyrë.

Ndërkohë, Bev Jackson i LGB Alliance ka thënë se koncerti ishte një “zhgënjim i madh”.

 

 

Showbiz Beyonce Dubai skenë