Aktualitet14 Qershor 2019, 17:49

Biba paralajmëron kryebashkiakët e PD: Pengimi i zgjedhjeve është vepër penale

Shkruar nga Pamfleti
Biba paralajmëron kryebashkiakët e PD: Pengimi i zgjedhjeve

Biba paralajmëron kryebashkiakët e PD: Pengimi i zgjedhjeve është vepër penale

Denar Biba, i cili është nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tregon për emisionin ‘Top Talk’ se, ky institucion po përballet me probleme në disa bashki të vendit, të cilat drejtohen nga kryebashkiakë të Partisë Demokratike, pasi këto t ë fundit nuk po njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Biba, përfaqësues i Partisë Socialiste, paralajmëroi këta kryebashkiakë se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzime nëse nuk bashkëpunojnë për përgatitjet.

“Kemi patur disa problematike me kryetarë bashkishë të së djathtës, të cilët duke mos njohur datën e zgjedhjeve nuk po bashkëpunojnë për përgatitjet. Ju kujtoj zotërinjve se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzim për ta”, u shpreh Biba.

Partia Demokratike drejton disa bashki të rëndësishme në vend si ajo e Shkodrës, Kamzës dhe Kukës, ndërsa disa bashki të tjera, si ajo e Çorovodës, drejtohen nga LSI.

Aktualitet