
Aleksandër Biberaj
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka komentuar situatën brenda kampit blu.
Biberaj thotë se Berisha është i hapur për bashkëpunim dhe se ka një dritë jeshile në horizont për bashkimin e PD-së.
“Kryeministri rrëzohet me protesta, sepse ky ka bllokuar rotacionin politik, votimet e lira dhe të ndershme. Ne natyrisht duhet të bashkohemi dhe përgjegjësia bie mbi Sali Berishën. Kur je në opozitë s’ke luksin për të pasur askënd kundër. Ne duhet të jemi të unifikuar dhe të krijojmë një koalicion sa më të madh, me çdo faktor politik, organizata të ndryshme për të krijuar një koalicion që sjell fitoren.
Berisha është i hapur për bashkëpunim, ndoshta ka pasur në një moment të caktuar presion nga pjesa e foltores. Për mua gjëja kryesore është largimi Edi Ramës. Unë s’kam asnjë dashuri për pushtetin se kam profesionin tim.
Zoti Alibeaj dhe shumë emra të tjerë në politikë janë prej mbështetjes që kanë gjetur nga Berisha. Unë jam optimist se do bashkohemi. Nuk është çështje luksi por nevoje emergjente.Do dalim e gjithë opozita me një kandidat. E para duhet të rrëzojmë Edi Ramën, dhe do fitojmë shumicën e bashkive.”, tha Biberaj i ftuar në rubrikën “Opinion”.