
SHBA planifikon 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Presidenti amerikan Joe Biden, ka dënuar fuqishëm sulmin ajror të ushtrisë ruse mbi qytetet ukrainase.
Përmes një deklarate për shtyp të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden shprehet se sulmet janë dëshmi e qartë e brutalitetit të luftës ilegale të Putinit.
“Këto sulme që vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektivat që nuk kanë infrastrukturë ushtarake, edhe një herë dëshmojnë brutalitetin e luftës ilegale të Putinit mbi popullin ukrainas”, tha Biden.
Udhëheqësi amerikan u shprehu ngushëllime familjeve të atyre që u vranë në mënyrë të pamëshirshme, duke theksuar mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe aleatëve perëndimor për Ukrainën.
“Këto sulme edhe më shumë forcojnë përkushtimin tonë që të qëndrojmë me popullin e Ukrainës, për aq sa të jetë e nevojshme. Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë t’i kundërvihemi agresionit rus, dhe ta bëjmë Putinin dhe Rusinë përgjegjëse për krime lufte dhe të ofrojmë mbështetjen për forcat ukrainase, që po mbrojnë vendin dhe lirinë e tyre”, tha ndër tjera presidenti amerikan.
Nga ana tjetër, Biden i bëri edhe një herë i bëri thirrje Rusisë t’i japë fund agresionit të paprovokuar, dhe të tërheq të gjitha trupat nga territori i Ukrainës.