Ditën e sotme Joe Biden është betuar si presidenti i 46 i SHBA-së. Por betimi i tij si President ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij është betuar 11 minuta më herët. Kjo gjë mendohet të jetë për shkak të lajmërimëve për trazira dhe protesta nga mbështetësit e Trump.
Një tjetër detaj që është vënë re sot në SHBA gjatë fjalimit të Biden është edhe mospërmendja e paraardhësit të tij Donald Trump. Gjatë 22 minutave të fjalimit të tij Biden foli për shumë ngjarje që kishin lidhje me ish-Presidentin Trump por në asnjë moment nuk e përmendi emrin e tij.
Kujtojmë se ditën e djeshme teksa Trump nbajti fjalimin e tij të lamtumirës e uroi administratën e re për ardhjen në pushtet dhe i uroi asaj sukses por asnjëherë nuk e përmendi emrin e Joe Biden si Presidenti i 46-të.