
Drejtori i CIA-s, William Burns thuhet se i ka ofruar presidentit rus Vladimir Putin 20% të territorit ukrainas për t’i dhënë fund luftës, si pjesë e një plani paqeje të hartuar në emër të presidentit Joe Biden.
Lajmi bëhet i ditur nga revista “Newsweek”. Burns thuhet se e paraqiti planin në mes të janarit, sipas politikanëve të lartë gjermanë të cituar si burim.
Por pas këtij lajmi ka pasur reagime, si nga Kievi dhe Moska, të cilët e kanë refuzuar propozimin. Shtëpia e Bardhë dhe CIA kanë mohuar akuzat duke thënë se kjo nuk ishte e vërtetë.
Burns thuhet se ofroi një marrëveshje “tokë për paqe” në të cilën Rusia do të mbante rreth “20% të territorit të Ukrainës”, rreth sa madhësia e Donbass.
Gazeta zvicerane-gjermane përmendi propozimin e supozuar kalimthi, duke u fokusuar në zinxhirin e ngjarjeve që çuan tek kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti amerikan Joe Biden të njoftimi se do të dërgonin tanke të rënda Leopard 2 dhe Abrams në qeverinë në Kiev. Më pas një zyrtar i CIA-s tha pas lajmit se raportet për një udhëtim sekret në Moskë nga Burns, ose një propozim paqeje në emër të shtëpisë së Bardhë ishin plotësisht të rremë.
Washington Post raportoi më herët se Burns kishte bërë një udhëtim sekret në Kiev përpara njoftimit të
tankeve, në mënyrë që të takohej dhe të informonte presidentin ukrainas Vladimir Zelensky.
Nga ajo që dy politikanët gjermanë i thanë NZZ-së, oferta e paqes la të kuptohej një ndarje në Uashington lidhur me konfliktin. Ndërsa Burns dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan duan të përfundojnë luftimet në Ukrainë shpejt për t’u fokusuar në Kinë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin janë të përkushtuar të mbështesin Kievin.
Gazeta zvicerane më tej vuri në dukje një raport të fundit nga Korporata Rand, duke i kërkuar Uashingtonit që të shmangte një “luftë të gjatë” në Ukrainë, ndër arsyet e tjera, në mënyrë që SHBA të mund të përqendrohet në Kinë.